Ilir Sketilaj, shtetasi i dënuar me 30 ditë burg për hedhjen e këpucës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në një lidhje telefonike për Fax News, tha se është shoqëruar nga policia në mënyrë të paligjshme.
Sketilaj nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë tha se këpuca në drejtim të kreut të qeverisë ishte një formë protestë ndaj tij.
50-vjeçari u shpreh se është shoqëruar nga policia pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e protestës. Sketiraj shtoi se ka qenë në një kafe pak larg protestës dhe se madje i ka kërkuar prokurores të hapi kamerat.
“Kur kryeministri u martua dhe u bë me fëmijë, thamë se tashmë e di se çfarë s’është shtëpia e çfarë është familja, por ai nuk pas mësuar asgjë. E njëjta gjë edhe për Veliajn, por as ai s’ka bërë asgjë. Iliri s’ishte në protestë, e kanë shoqëruar me protestë të paligjshme. Unë personalisht nuk ka dalë në protestë.
Ç’është ky komunikim barbar se kuptoj. Jo me këto idera prish shtëpi e bëj masakra. Unë kam qenë në një lokal duke pirë kafe gjatë protestës, i kam thënë prokurorores të hapi kamerat për ta verifikuar. Unë nuk kam kundërshtuar fare.
Unë kam dashur të them zoti kryeministër ju se keni mirë kshu. Nuk kemi nevojë për kryeministër rrugaç, larg servilat”, tha ai.