“Nëse nuk çelen negociatat për Shqipërinë, do të ketë destabilitet në rajon”. Ky ka qenë paralajmërimi i fortë i ministrit të jashtëm grek i cili ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë duke theksuar nevojën e një hapi të mëtejshëm në marrdhëniet BE-Shqipëri.
“Nëse 2 vendeve nuk u jepet një datë, rrezikohen përpjekjet tona”, mësohet të jetë shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias i pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit me 2 shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu ai ka kërkuar Gjermanisë dhe Francës të marrin përgjegjësitë e nevojshme për të ardhmen e BE-se. “Pala franceze të bjerë dakord për një datë dhe Gjermania të jetë më e hapur ndaj propozimeve të Macron. Duhet të mbajmë premtimin të mos ndahemi në 2 kampe”, është shprehur ministri Kotzias.