Vijnë dëshmitë e para nga familjarët e Marsela Toshit në fshatin Kraps të qytetit të Fierit, të cilat mund të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Korçën ditën e hënë. Gjyshja e dy të miturve, që u mbytën nga duart e të atit të tyre, i cili më pas vrau veten, thotë se nipërit i thoshin gjithnjë që prindërit e tyre ziheshin.
“Marsela na kishte thënë se nuk e donte më burrin. Djali 6-vjeçar më thoshte ‘prindërit zihen’. Nipi më tha ‘një natë fjetëm në furgon se ata u zunë, babai na nxori jashtë shtëpisë’”, deklaroi gjyshja. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. 41-vjeçari Naum Toshi mbyti fëmijët e tij 4 dhe 6 vjeç dhe më pas vrau veten pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 24-vjeçaren Marsela Tushi.