Avokati i Jaeld Çelës ka dhënë një prononcim ekskluziv për Fax News lidhur me çështjen e klientit të tij, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, i akuzuar për përfshirje në grupe kriminale të trfikimit të drogës dhe tolerime të tyre.
Avokati tha se nuk ka asnjë hetim dhe provë të zbuluar nga Prokuroria që të provojë akuzat ndaj klientit të tij, ndërsa shtoi se në 3 nga 4 ratet për të cilat akuzohet ish-drejtuesi I Policisë, nuk ka qenë në poste drejtuese.
“Nga ana e Prokurorisë është pretenduar padi penale për 4 episode, në të cilat në tre prejt tyre Jaerd Çela nuk ka qenë në detyrë. Ndërkohë që vetëm në njërën prej tyre ka qenë në dertyrëe, dhe pikërisht ky ka qenë argument që i kemi dorëzuar prokurorisë. Të tregonte veprimet ose mosveprimet e Çels në veprimet e grupeve kriminale. Nuk ka asnjë provë që Çela të jetë i përfshirë në vepra penale. Çdo kush që merret me vepër penale ka edhe përfituime, ngha nana e prokurorisë nuk ka asnjë provë apo hetim për të gjetur burime të tilla të ardhshme. Përderisa nuk ka asnjë provë ligjore që e përfshin Jaeld Çelën ne presim vetëm shpalljhen e tij të pafajshëm”, tha avokati i Jaeld Çelës.