Gazetarja Klodiana Lala ka folur në rubrikën “Opinion” për sulmin me breshëri armësh ndaj shtëpisë së familjes së saj. Ajo ka zbuluar se ka marrë edhe një letër kërcënuese para dy vitesh.
“Kam një detyrim ndaj vajzave të mia të mitura, kolegëve të mi, me të cilët punoj cdo ditë në terren. Doja ti lija të gjithë kohën e nevojshme imnstitucioneve të bëjnë punëne tyre. Unë isha e tronditur dhe vazhdoj të jem e tronditur sepse familja e prindërve të mi u sulmua.
Do të ishte një moment i duhur për të sqaruar edhe opinion publik shqiptar për të dhënë versionin tim për ngjarjen. Jam përpjekur në mënyrën time, të nxjerr histori të mira. Në këtë këndvështrim të gjithë do donin ta dëgjonin nga unë një fjalë.
Është e vërtetë që unë nuk kam qenë në momentin e sulmit kam qenë në apartamentin tim privat në një zonë periferike të Tiranës. Vëllai im më tha që të hapja Whatsapp-in sepse me kishte nisur një foto. “Më thuaj çfarë ka ndodhur me vajzën”, i thashë. Kishte filmuar derën kryesore të shtëpisë.
Kam marrë në telefon Drejtorin e Policisë dhe kam sinjalizuar me mesazh Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, I cili u përgjigj në kohë rekord. Unë nuk do të publikoja lajm derisa policia të mbaronte të gjitha detyrimet hetimore.
Unë si gazetare nuk jam frikësuar, jam përpjekur me të gjitha forcat dhe mirësitë të kryej detyrën time me profesionalizëm. Por unë nuk do të nxitoj për ta thënë këtë, të hetojnë në të gjithë dimensionet të gjithë pjesëtarët e familjes. Tani është detyra e tyre të zbardhin ngjarjen.
Para dy vitesh më është adresuar një tjetër kërcënim, një letër që më kërcënonte me jetën e familjarëve. Kam shkuar në zyrën e Çakos i cili ishte në atë kohë Drejtori i Policisë. I kam kërkuar drejtuesit të Televizionit të mos bëjnë publike ngjarjen.
Një gazetare që të bëjë mirë punën duhet të jetë mirë me veten dhe familjen e saj, “tha ajo.
(J.D/Faxweb.al)