13:59 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Flet për herë të parë pas dëmtimit Luiza Gega: Sportisti e përjeton më shumë se kushdo tjetër

10:31 | 11/08/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tjetër sukses për Luiza Gegën, del e treta në Paris

Atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, ka thyer heshtjen më në fund rreth mungesës së saj në kampionatin botëror të Londrës, ku do të garonte mbrëmjen e së mërkurës në garën e 3000 m/p.

Gega u tërhoq në momentet e fundit nga Botërori pas dhimbjeve të vazhdueshme që kishte ndjerë në këmbën e djathtë, sikurse ka pretenduar duke e privuar nga pjesëmarrja në Botëror. Atletja shqiptare shpreh keqardhjen për tërheqjen, për shkak të dëmtimit në tendinën e akilit.

“Finalen e kisha të sigurt. Kjo më vret më shumë se Shqipëria nuk u përfaqësua, Federata nuk u përfaqësua”, shprehet Luiza Gega për “TvKlan”. Gjithashtu, Gega e vetmja përfaqësuese kuqezi në Londër, kohët e fundit është stërvitur në Dardhë, por ky terren, sipas saj, e ka penalizuar.

“Sportisti e përjeton më shumë se kushdo tjetër. Për të garuar me elitën duhet të stërvitem në kushte të mira, por jam stërvitur në kushte të vështira sepse jashtë nuk ë përballoj dot financiarisht”, tregon ajo.

Dy ditë më parë, trajneri Taulant Stërmasi u shpreh se dëmtimi erdhi në momentin më të papërshtatshëm të mundshëm. “Jemi munduar që të evitojmë dëmtimet pasi ishte e vetmja gjë që mund të ndalte Luizën në progresin e saj në garën e saj të 3000 m/p. Po kalonte një formë shumë të mirë sportive, por ndonjëherë nuk është fati me të.

Sigurisht, dëmtimi vjen për disa shkaqe të parashikuara e të paparashikuara. Infrastruktura e munguar ka qenë një nga shkaqet kryesore që la jashtë këtij Botërori Luizën. Në këto raste, unë e Luiza jemi të vegjël para këtyre problemeve që sado të mundohemi, nuk ngelin zgjidhjet në dorën tonë”, theksoi trajneri Stërmasi.

Dy norma kishte kapur atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, për kampionatin botëror për të rritur në Londër, respektivisht në garën e 1500 m dhe atë të 3000 m/p. Më herët ishte kampioni i Europës në kërcimin së gjati Izmir Smajlaj, i cili do të tërhiqej nga kampionati botëror i Londrës. Në këtë mënyrë, pas Smajlajt, edhe Gega nuk mori pjesë në Botërorin e Atletikës duke bërë që Shqipëria të mos përfaqësohej me asnjë sportist në këtë kompeticion.

 

Etiketa: demtimiluiza gegasportistja
Pas

Heroinë, peshore elektronike, fishekë dhe thika në Durrës, pronari i banesës shpallet në kërkim (VIDEO)

Para

Përparojnë flakët në fshatin Kuç të Vlorës, rrezikohet fabrika e fishekzjarreve (VIDEO)

Para
Përparojnë flakët në fshatin Kuç të Vlorës, rrezikohet fabrika e fishekzjarreve (VIDEO)

Përparojnë flakët në fshatin Kuç të Vlorës, rrezikohet fabrika e fishekzjarreve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.