“Nuk kam as dy vjet në aktivitet parlamentar dhe kam më shumë precedime penale se sa rroga”. Kështu është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në studion e emisionit
‘Arena “në Ora News. Duke iu referuar vendimit të prokurorisë e cila e ka kërkuar sit ë pandehur për çështjen “Babale”
I pyetur nga gazetari Dritan Hila nëse e shikon këtë si një lloj qëndrimi që mban pushteti gjatë qëndrimit që ke mbajtur.
Salianji: Nuk më shqetëson fare. Unë kam as dy vjet aktivitet parlamentar dhe kam më shumë procedime penale se sa rroga. Nuk më shqetëson fare. Është një rast ku në debatin publik është fituar. Më ka denoncuar një person që sot është në burg për trafik ndërkombëtar droge. Është një çështje që është bërë kaq shumë qesharake saqë është bërë thuajse telenovelë-u shpreh Salianji