Gazetari Jamal Khashoggi është mbytur sapo hyri në konsullatën saudite në Stamboll, ka pohuar një prokuror turk. Kryeprokurori i Stambollit tha se trupi 59-vjeçar i gazetarit të Washington Post, pas mbytjes është prerë në në copa. Khashoggi u vra gjatë një vizite në konsullatë, teksa do tërhiqtet letrat për martesën e tij të ardhshme më 2 tetor, ndërsa mbetjet e tij nuk janë gjetur ende.
Megjithatë, një zyrtar i lartë turk tha të mërkurën se zyrtarët sauditë dukeshin kryesisht të interesuar në gjetjen e provave që Turqia kishte ndaj autorëve.
“Ne nuk morëm përshtypjen se ata ishin të etur për bashkëpunim të sinqertë me hetimin”, tha zyrtari për AFP në kushte anonimiteti.
(J.D/Faxweb.al)