Kryeministri Rama ka folur në deklaratën për mediat pas takimit dypalësh me Federika Mogherinin duke thënë se kjo vizitë vjen në një kohë të përshtatshme ku Shqipëria është mobilizuar për të çuar para prioritetet e saj në raport me integrimin europian.
“Kjo vizitë është më e rëndësishme se sa në ditë të zakonshme, për këtë arsye ne patëm edhe një bashkëbisedim miqësor dhe konkret, jemi absolutisht në një mendje se puna me pesë prioritetet kyce duhet të vazhdojë intensivisht. Duke mos humbur kohë por duke hyrë në një proces të përbashkët pune, vjen në momentin e duhur dhe do jetë padyshim një bashkëpunim e sukses që do të dëshmojë se Shqipëria është gati për anëtarësim. Do diskutojmë edhe në darkën e përbashkët të punës, duke marrë në konsideratë angazhimin e ditës së sotme, e quaj të udhës ta ndajmë , duke diskutuar edhe për rajonin në tryezë” tha Rama.
Më herët Mogherini është takuar me kreun e Kuvendit Meta, presidentin Nishani, kreun e të djathtëve Basha dhe me Ramën mbylli axhendën e saj zyrtare në Tiranë. (M.D/ Shuplaka)