Këngëtarja Ronela Hajati tregoi sot për herë të parë sesi ishte të performoje me brirë të vendosur në kokë.
Paraqitja e saj në klipin e ri, ka qenë një ndër më të përfolurat dhe më të komentuarat, ende pa u publikuar kënga.
Ndaj Ronela u lutet fansave që të mos flasin më për brirët, pasi kanë qenë gjeja më e dhimbshme që ka provuar ndonjëherë në jetë:
“Nëse ndonjëherë kam ndjerë një dhimbje të vërtetë në jetën time, ishte nga këto brirët … prandaj ju lutem mos flisni më për këtë … ende më dhemb koka …. p.s Po të dielën? Si thoni? Ta nxjerr videon të dielën?”-shkruan Hajati.
Kënga e re do të titullohet “Maje Men” dhe Ronela do të shfaqet në disa momente mjaft sensuale me modelin Gerti Koxhja.
(F.G/Faxweb.al)