Ish-oficeri Emiljano Nuhu thotë se është në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe se ka lëvizuar nga Zvicra pasi vendodhja e tij u identifikua nga Artan Hoxha.
Nuhu në një lidhje telefonike në ‘Opinion’ tha se ai u ndje i rrezikuar pas zbulimit të vendodhjes nga gazetari Artan Hoxha I cili publikoi dhe fotot e vendodhjes s ëish-oficerit në Gjenevë.
“Në Bashkimin Europian, kam lëvizur nga vendi që identifikoi Artan Hoxha”, tha Nuhu.
Emiljano Nuhu tha se ai nuk ka pasur ndërmend që të largohet nga Shqipëria por mori vesh nga rrjeti I tij informativ se do të ekzekutohej. (B.H/Faxweb)