Flet shkrimtari i madh Ismail Kadare për kollosin e penës Dritëro Agolli. Para pak orësh ka ndërrur jetë i madhi i penës shqiptare Dritëro Agolli. Mes dhimbjes së humbjes së tij shumë personalitete kanë shprehur ngushëllimet e tyre, e sigurisht nuk mund të mungonte dhe mesazhi i Ismail Kadaresë.
Ai ka qenë një prej miqve të tij të vjetër të cilët janë rritur se bashku jo vetëm në një lagje, po edhe profesionalisht. Ismail Kadare shprehet se ky ishte nje lajm shumë tranditës për të dhe jo vetëm, për njerëzit e artit, por për të gjithë shqiptarët. ““Ishte ndër lajmet më tronditës. Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do na mungojë të gjithëve”, thotë Kadare . (A.D/Shuplaka)