04:09 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Flet Valentina Duka, e para e PD-së në Korçë: Telefonata e Bashës dhe mendimi për ekipin

18:31 | 30/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Valentina Duka, e para e PD-së në Korçë: Telefonata e Bashës dhe mendimi për ekipin

Pedagogia dhe historiania e njohur Duka e cila është e para e listës së Korçës në një intervistë për “Panorama” ka shpjeguar arsyet përse pranoi ofertën e Bashës për të drejtuar fushatën në qarkun e Korçës.

Valentina Duka e vlerëson si mjaft cilësor ekipin e zgjedhur nga kreu i PD-së, Basha, dhe beson se përmes këtij ekipi PD-ja do të arrijë fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

INTERVISTA:

Si erdhi propozimi për ë qenë pjesë e listës?

Propozimi për të qenë pjesë e ekipit konkurrues të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit më erdhi nëpërmjet një telefonate nga kryetari Lulzim Basha. Mesazhi ishte i qartë, i shkurtër e bindës: unë duhet të përfshihesha në një betejë politike për të sjellë në pushtet PD-në dhe për të hapur kështu erën e re të transformimit të gjithanshëm të Shqipërisë. Pas një hezitimi të shkurtër për të zgjedhur midis vijimit të karrierës sime akademike e universitare dhe kalimit në jetën politike aktive, unë vendosa për këtë të fundit. Natyrisht, edhe pas një konsultimi me familjen time. Pa dyshim, ka qenë një vendim shumë i vështirë po të kemi parasysh faktin se, ndonëse nuk është mbushur viti që unë kam marrë detyrën e dekanes së Fakultetit të Histori-Filologjisë të UT-së, kisha shtruar shina të fuqishme për realizimin e projektit për modernizimin e gjithanshëm të këtij institucioni. Megjithatë, mendova se fitorja e PD-së në këto zgjedhje u shërben interesave të larta të vendit, prandaj dhe u bëra pjesë e skuadrës që do ta përmbushë këtë mision të rëndësishëm.

Keni menduar më herët për t’u marrë me politikë?

Të them të drejtën, unë kam një histori politike. Kam qenë pjesë e PD-së që në fillimet e saj. Në vitet ‘90 kam kontribuar aktivisht në radhët e saj. Më vonë, kontributin tim politik e kam dhënë si pjesë e forumeve drejtuese të PDR-së për t’u tërhequr më pas nga politika, duke iu kushtuar tërësisht jetës akademike. Që të jem e sinqertë, nuk kam menduar se përsëri do t’i kthehesha veprimtarisë politike, por siç e shihni, ndodhi e kundërta.

Sa kohë keni që e keni marrë këtë propozim?

Propozimin e kam marrë të premten e shkuar.

Si e njihni Lulzim Bashën?

Zotin Lulzim Basha unë e kam njohur jashtë politikës, që në vitet ’90, kur ai ishte student i Universitetit të Utreht-it në Holandë. Më ka bërë përshtypje fakti që ai ishte një student i shkëlqyer i drejtësisë dhe një veprimtar i dalluar universitar. Unë ato kohë isha zv.rektore e Universitetit të Tiranës, i cili kishte bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Utreht-it dhe zoti Basha ishte një pikë e fortë lidhjeje midis dy universiteteve.

Çfarë mendimi keni për ekipin e ri në bazë të emrave që keni lexuar?

Ekipi i ri, me të cilin paraqitet PD-ja në këto zgjedhje, më duket një ekip cilësor në të gjitha drejtimet, një ekip që garanton fitoren e sigurt të PD-së.

Çfarë mendimi keni për mungesën e ish-ministrave dhe disa nga themeluesit e PD-së?

Nuk kam koment për këtë çështje. Kompozimi i listës është atribut ekskluziv i kryetarit të partisë.

Cila do ë jetë kauza kryesore që do të mbështesni gjatë fushatës?

Shqipëria, një vend pa drogë e korrupsion, një vend pa varfëri e papunësi, një vend që garanton mirëqenie, siguri e drejtësi për të gjithë qytetarët e vet.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: valentina duka
Pas

Kaos në zyrën e shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, qytetarët presin një çertefikatë (VIDEO)

Para

Rama tenton t’i marrë fletën e fjalimit kandidatit për deputet në Burrel (VIDEO)

Para
Rama tenton t’i marrë fletën e fjalimit kandidatit për deputet në Burrel (VIDEO)

Rama tenton t'i marrë fletën e fjalimit kandidatit për deputet në Burrel (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.