Për vrasjen me çekiç të Kreshnik Beiqirajt, i vëllai i tij kërkon dënim maksimal.
Për ‘’Fax News” Donjet Beqiraj shprehet se vrasja ka qenë e papritur dhe se e kishte këshilluar të vëllanë që të mos shoqërohej me Albert Zekajn.
‘’Ishte e papritur, kam dyshime të mëdha. Kam kërkuar për vëllanë tim. Kam pyetur rrethin shoqëro, kam punuar në bashkëpunim me policinë. Dyshonim tek autori pasi nuk lidheshin gjërat. Të zbardhet çështja sa më parë, ka qenë daja ai që ka ndjekur shqetësimin.
Shpenzimet e shtepisë i kishte vëllai im. Në Belgjikë kanë qenë në kamp kthimi. Zekajn e kam takuar personalisht. Nuk më pëlqeu. Kisha debatuar me vllanë pse jetonte me Zekajn. Edhe rrethi shoqëror ndante të njëjtin mendim. Kohët e fundit kishin debatuar për anën ekonomike.
I kishte kërkuar të ikte nga shtëpia dhe ndaj janë zënë. Duhet të thojë të vërtetën se pse është kryer krimi”, është shprehur Donjet Beqiraj.
(E.K/FAXWEB)