Kushëriri i Xhulio Prelës tregon mes dhimbjes për udhëtimin e fundit që bëri me efektivin e policisë nga Rinasi në shtëpinë e tij në Shkodër. Ai kishte ardhur nga Anglia dhe do të udhëtonte për në shtëpinë tij në qytetin e Shkodrës. Prela shprehet se nuk ka parë asnjë shqetësim te punonjësi i FNSH-së në ditën kur ndodhi vrasja.
Ju jeni personi i fundit që jeni takuar me efektivin i cili është vrarë dy ditë më parë, Xhulio Prelën. Çfarë i kërkuat ju atij?
Unë pata marrë motrën në telefon dhe i thashë a mundesh me më dalë para. Kam fol tre ditë para. Ditën e fundit e kam marrë prapë dhe me tha se nuk mundem Pjetër se është kjo koha e pandemisë pas orës 10 të natës, dhe me tha se vjen Xhuli me të marrë në Rinas.
Unë i thashë lene mos e nxirr djalin hiç se marr taksi edhe vij. Edhe me tha mua se Xhulio ka qef me të taku. Kam ardh në orën 12.10 edhe kam shku te makina me ta. Prej te makina më dha një cakamk se desha me ndez cigare e ma la kujtim për tanë jetën (përlotet).
Ka shku ka paguar biletën e parkingut. Kena ndejt duke ba muhamet në makinë. Na ka shku rruga si me kenë tu hyp në makinë e duke u ul direkt.
Kena ardh te shpia edhe ju luta katër – pesë herë që të rrijë këndej, sepse edhe motra më pati thënë që të mos e leja të lëvizte natën. Nuk mundem me fjetë kund më ka thënë. I thashë motrës së nuk dëgjoj me ndejt. Nuk ma dha Zoti që ti thoja ta merrte rrugës e të dinim ku ishte rrugës.
Ka ardh motra në mëngjes dhe me ka thënë hajde se ka bërë aksident Xhulio. Kam shku në Lezhë, kur kena shku te spitali, thotë oficeri i policisë “rrofshi vetë”. Pastaj më mori pesë metra më andej e më tha se nuk është çështje aksidenti, e kanë vra me tha. Kaq është kjo.
Gjatë rugës që erdhet nga Rinasi e deri ne banesë a kishte shqetësime?
Asnjë lloj shqetësimi. Ishte krejt i lumtur, asnjë lloj telefonate. Vetem me motrën ka fol që i tha që e more vëllain. Kam pas punu edhe tek lokali i dhëndrit para se me ike në Angli. Ai ka qenë një person që për gjak mos me pasë punë me të.