Përparim Xhelo është vëllai i viktimës së Fierit, Hajredin Xhelos i cili ndërsa tentoi të ecte mbi një rezervuar u mbyt. Ai ka deklaruar se duan vetëm nxjerjen e trupit nga rezervuari. Sipas vëllait viktima po ruante bagëtitë dhe u bë kurioz nga akulli.
Hajredin Xhelo mësohet të jetë identiteti i viktimës, ndërkohë që pritet mbërritja e polumbarëve për të nxjerrë trupin. Xhelo, babai i dy fëmijëve ishte banor në këto zona. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje në pamje të parë tërësisht aksidentale. (J.V/Shuplaka)