Kanë dalë dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e vjehrrës nga ana e nuses së saj në zonën e Frutikulturës në Kamëz.
Xhaxhai i Marjanës, Selim Cmeta është shprehur se ngjarja është një trillim nga ana e familjes Lami.
Ai thotë se gjashtë muaj më parë Marjana është bërë dhe me vajzë, ndërkohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj 5 ditë pas vdekjes së vjehrrës.
‘’Ngjarja është e trilluar, ne gjithçka ja lëmë në dorë drejtësisë. Nuk kanë pasur konflikte. Mbesa është ndarë nga burri 5 ditë pas ngjarjes sepse kur do çonin kunatën në spital burri e kishte qëlluar me shpullë.
Vjehrra me vjehrrin e mbesës kanë jetuar në fshat. Pak kohë ndejtën bashke me mbesën. Vajza është e pafajshme. Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzen tonë. Fillimisht i vunë për dashnor gjithë meshkujt e fisit më pas pasi nuk u doli kjo shpikën këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë te vetëhelmohet vite më parë.
Që pas ngjarjes Marjana është ndarë nga Olti dhe jetonte në shtepinë e prindërve. Marjana ka lindur edhe një vajze rreth 6 muaj më parë. Vajza jeton në shtëpinë e prindërve të Marjanes. Nuk ka asnjë video për çfarë pretendojnë. Ajo është një sajesë e atyre që janë arrestuar”, është shprehur xhaxhai i Marjanës.
(E.K/Faxweb)