I ftuar në studion e Fax News, Vladimir Kola ekspert i të drejtës publike dhe njëri nga personat që kanë bërë zbulimet që pretendohet se janë plagjiatua në punimet shkencore të disa politikanëve dhe personave publik, u shpreh se zbulimet i kanë realizuar kryesisht përmes internetit.
Ai tha se interneti është një mekanizëm nga ku mund të vjedhësh një infomacion por edhe mund t’a zbulosh një informacion të vjedhu. Sipas tij duhet të kesh njohuri të gjuhëve të huaja dhe kompjuterike janë disa detaje që të shtyjnë të kërkosh në internet që të gjesh materiale të tilla.
“Përmes fjalëve kyce, njohjes së termave dhe menyrës se si realizohet një punim bëhet e mundur gjetja e materialeve të tilla. Tek puna e Ditjona Kules pashë se disa gjëra nuk shkonin dhe gjatë hulumtimit vura re që dy faqe e gjysmë ishin marrë copy paste me google translate thjeshtë e përkthyer. Ndërsa puna e Kryemadhit ishte realizuar përmes skanimit të fotove ku përmes një programi që i kthen fotot në tekst e zbuluam burimin kryesor të punës,” u shpreh Vladimir Kola.
Ai ui shpreh se këto kërkime i bën vetëm për faktin se përbëjnë interes publik por edhe sepse tregon nivelin e dobët dhe mangësitë që kanë universitetet.
Rastin i Kules, – tha ia – sapo i mora disa plane dhe bëra kërkime në internet, vura re që paragrafë të tillë ishin kopjuar duke mos i cituar në asnjë vend burimet.
“Të gjitha ato që kemi zbuluar janë thjeshtë koencidencë, nuk është dicka e planifikuar. Për zonjën Kryemadhi më ka sugjeruar Taulant Muka pasi i tregova rastet e mëparshme ai e besoi dhe tha që dyshoj edhe për atë”.
Kola përmendi edhe ministrin Ahmetaj ku tha se pavarësisht se në civinë e tij rezulton që ka mbrojtuir një doktoraturë në Rumani në vitn 2009, punimi i tij nuk gjendet në asnjë variant pasi nuk figuron farë në internet.
Ai tha se teza e doktoratorës përbën një rëndësi të madhe sepsenë njëfar mënyre ato të japin stimul karriere pavarësisht se është dëshmuar që edhe abuzohet me to.
“Synimi pse ne jemi marrë me këtë cështje është se kjo rrit seriozitetin e bazës së punimit dhe formimit akademik dhe shkencorë ku askush nuk mund të marrë copa-copa punën e të tjerëve dhe t’a promovojë si të vetën. Punimet shkencore kërkojnë edhe shumë përkushtim dhe kohë dhe në rastet kur dikush është gjatë gjithë kohës në marrëdhënie pune e ka shmë të vështirë të kryejë mjë kërkim shkencor të mirëqënë. Kjo edhe na i ka shtuar dyshimet dhe indiciet për t’i bërë këto kërkime,” – u shpreh Kola.
Ai e në fund të intervistës sugjeroi që të gjithë ata që kanë kryer një vepër të tillë duke mbrojtur punime shkencorë me plagjiaturë duhet t’i tërheqin punimet e tyre.