05:18 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

17:08 | 17/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për FaxNews, ka ngritur akuza për procesin zgjedhor dhe evidentoi shkelje të rënda që, sipas tij, kanë deformuar vullnetin e qytetarëve.

Duke iu referuar raportit të OSBE-ODIHR, Alimehmeti theksoi se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

“Në radhë të parë duhet të kujtojmë faktet, të kujtojmë raportin e OSBE-ODIHR që tregon qartë se zgjedhjet ishin të parregullta. Falja e gjobave para zgjedhjeve ishte një akt i paramenduar për të ndikuar votën. Këto janë të gjitha të dokumentuara.” – deklaroi Alimehmeti.

Ai përmendi raste konkrete të manipulimeve në terren, përfshirë situata skandaloze në Elbasan, ku një minimarket ishte kthyer në një qendër votimi të fshehtë.

“Njerëzit votonin pas makinerisë së ekspresit. Ishte e pamundur të kuptoje që aty bëhej procesi i votimit. Janë shkelje flagrante të ligjit zgjedhor dhe janë provuar me pamje dhe dëshmi”, -shtoi kandidati i opozitës.

Sipas Alimehmetit, në qarkun e Elbasanit janë konstatuar fletë votimi pa vula zyrtare dhe raste ku njerëzit figuronin si votues pa qenë fare të pranishëm.

“Këto nuk janë thjesht parregullsi, janë fakte që tregojnë se zëri i votuesve nuk është dëgjuar e përfaqësuar realisht në kuti. Kërkojmë rinumërim të plotë dhe hetim të thelluar”, – u shpreh ai.

Alimehmeti theksoi se opozita nuk mund të zëvendësojë as gjykatat dhe as policinë, por theksoi nevojën që institucionet të reagojnë me përgjegjësi ndaj provave që janë bërë publike.

Ai gjithashtu përmendi një rast të cilësuar nga ai si i pazakontë të tashmë deputetes të përzgjedhur në Elbasan, Sara Mila, që sipas tij ka dalë me më shumë vota se ç’është e mundur. Thënë kjo për Alimehmetin ky është shembull i qartë i manipulimit dhe deformimit të rezultatit.

“Nëse ne vijojmë ta normalizojmë këtë realitet, atëherë u japim të drejtë atyre shqiptarëve që janë larguar nga vendi. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Vota duhet të jetë e shenjtë dhe jo një farsë”, përfundoi ai.

Pas

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

Para

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

Para
Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

Përfundon verifikimi i 94 kutive në Peqin dhe Gramsh, procesverbalet i vihen në dispozicion PD për analizën e gjetjeve

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.