00:25 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flluska me luftën kundër informalitetit, si qëndron e vërteta me të ardhurat nga TVSH e brendshme

08:14 | 17/09/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flluska me luftën kundër informalitetit, si qëndron e vërteta me të ardhurat nga TVSH e brendshme

Gushti ishte muaji i aksionit të qeverisë në kuadër të një fushate të gjerë kundër informalitetit, që përkoi dhe me një periudhë kur konsumi është i lartë për shkak edhe të 1.5 milionë turistëve të huaj që erdhën në vend, sipas deklarimeve nga Ministria e Turizmit.

Drejtues të lartë të financave u angazhuan në kontrolle në terren, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe paralajmëruan ndëshkime për të gjithë ata që nuk lëshojnë faturë. Pamjet me hotelet e bllokuara në kulmin e sezonit ishin të përditshme, duke sinjalizuar se nuk do të kishte asnjë tolerancë për shkelësit e ligjit. Presionet arritën deri aty sa për përsëritje të moslëshimit të faturës, biznesi mbyllej.

Por, të ardhurat në gusht nga TVSH e brendshme, që është një tregues direkt i konsumit në ekonomi, dhe reflektim i deklarimeve të shitjeve të bizneseve (ku përfshihet 20% i TVSH-së), ishin zhgënjyese. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se nga tatimet u mblodhën 2.3 miliardë lekë TVSH, me një rënie të fortë prej 32.8% në raport me të njëjtin muaj të një viti më pare (edhe në korrik tkurrja ishte e fortë prej 30%, duke i bërë këto dy muajt me ecurinë më negative të gjithë këtij viti, ndërkohë që konsumi duhet të ishte rritur për shkak se ky ka qenë viti më i mirë i turizmit në vend ).

Ndonëse doganat i rritën arkëtimet e tyre me gati 9%, sërish nuk arritën të neutralizonin këtë tendencë. Si rrjedhojë, në total, të ardhurat nga TVSH për gushtin ranë me 3.5% me bazë vjetore.

Për 8 mujorin, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me 18%. Kjo është tkurrja më e fortë e dekadës së fundit, të paktën që nga 2009, kur raportohen të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave (shiko grafikun). Negativisht ka ndikuar dhe ngadalësimi I aktiviteti të gazsjellësit TAP dhe mbylljes së lojërave të fatit, por gjithsesi rënia është shumë e fortë për një ekonomi që ka ritme positive rritjeje dhe për më tepër në muajt e verës ka pasur konsum të shtuar nga turistët.

Të ardhurat totale në rritje, nga shpërndarja e fitimeve të mbartuara

Të ardhurat totale në buxhet për muajin gusht arritën një nivel të lartë prej 40 miliardë lekësh, me një rritje prej 6.1% (+2.3 miliardë lekë) në raport me gushtin e një viti më parë dhe duke qenë brenda planit. Por, kjo performacë pozitive ka ardhur në pjesën më të madhe nga “Tatimi mbi të ardhurat personale”, që ka ndikuar në gati 60% të rritjes totale të të ardhurave buxhetore. Ecuria e mirë e këtij zëri është e lidhur kryesisht me nxitimin e bizneseve për të deklaruar fitimin e pashpërndarë të viteve të kaluara, i cili në bazë të ndryshimeve ligjore tatohet me 8% nëse paguhet brenda 30 shtatorit. Të ardhurat nga ky zë ishin 5.6 miliardë lekë, me një rritje të fortë prej 32.4% (+1.4 miliardë lekë) në krahasim me një vit më parë.

Elementi i dytë që ka ndikuar në rritje është ai i taksave lokale, që u zgjerua me 42% (+500 mln lekë) në 1.7 miliardë lekë, ku efektin kryesor e japin të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, për shkak të numrit të lartë të lejeve që po jepen, kryesisht në kryeqytet.

Ecuri pozitive kishin dhe të ardhurat nga sigurimet (+6.3) dhe nga tatim fitimi (+14%).

Për 8 mujorin, të ardhurat në buxhet ishin 305.9 miliardë lekë, me rritje prej 4% me bazë vjetore. Plani është realizuar 98%, çka nënkupton se buxhetit i mungojnë 6.6 miliardë lekë.

TVSh është zëri me performancën më negative për 8 mujorin, me rënie prej 3% me bazë vjetore. Akzica dhe taksa nacionale ranë me 1% dhe 12% për të njëjtën periudhë. Në të kundërt, me rritje ishin tatimi mbi të ardhurat personale (+26%), sigurimet (+6.1%), tatim fitimi (13%), taksat lokale (+31.4%)./Monitor

Pas

Vogëlushi shqiptar pushton ekranin gjigant të ‘Time Square’, në New York (FOTO)

Para

Ndjekësit i zbulojnë “sekretin”, si quhet nipi i Jozefina Topallit?

Para
Nënë për herë të parë, vajza e Jozefina Topallit publikon foton me foshnjën

Ndjekësit i zbulojnë “sekretin”, si quhet nipi i Jozefina Topallit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.