Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit ka evidentuar një fakt shqetësues dhe tejet problematik për atë cfarë po ndodh në gjimnazet tona.
Po ashtu Kwrpaci evidentoi shqetësimin e shumë të rinjve duke publikuar edhe një mesazh të një 20 vjeçari.
Fjala e plotë:
A moj Shqipëri,moj Rini,prindër e motra?
A dëgjuat nga lideri ynë i krimit ndonjë gjë për problemet dhe shqetësimet tuaja?
A dëgjuat nga qeveria të flitej sesi do të përmirësojmë jetesënn, do të rrisim pagat, do të krijohen mundësi punësimi e si do ti mbështesim fëmijët dhe familjet tuaja për të jetuar një jetë më të mirë në Shqipëri, sesi do ti japim fund mjerimit ?
Dhe ju guxoni dhe vini dhe flisni për përgjegjshmëri, por s’keni ju përgjegjshmërinë po as zemër Z. Kryeministër në mungesë sepse ju vini këtu e bëni 4 orë muhabet për X e Y, e vetëm për njëri tjetrin, po ju s’mund ti dëgjoni njerëzit e aq më pak të flisni për ta sepse nuk keni zemër!
Ju keni demagogji dhe premtime boshe, ju nuk i keni takuar, dhe mbi të gjitha në këtë institucion kaq të lartë, ku zëri ynë duhet të jetë vetëm për njerëzit e vendit tonë, ju jo vetëm që nuk ju intereson, por na ofendoni, e na mbyllni fjalën!
Po patjetër që do flasim për krimin e drogën sepse në gjimnazet tona shpërndahet lehtësisht drogë, më fal kjo të duket diçka normale ty Z. Kryeministër në mungesë?
Epo për familjet shqiptare nuk është kështu?
Si është për ju të nderuar kolegë e njëkohësisht prindër të dini që në shkollat ku fëmijët tuaj studiojnë të shpërndahet lehtësisht drogë, e fëmijët tuaj të jenë të ekspozuar. Si ju bën kjo të ndiheni ?
Epo ju s’keni zemër Z. Kryeministër në mungesë, familjet shqiptare kanë, se mezi na kanë rritur prindërit me shumë e shumë sakrifica. Po ju si njihni këto sakrifica se ju jetoni mes luksit dhe nuk dini si është të kesh 1001 halle dhe mos të të zëri gjumi nga pamundësia
Epo ju s’keni zemër, e vini këtu me pafytyrësi dhe flisni vetëm për njëri-tjetrin dhe slogane boshe që nuk japin zgjidhje për asnjë problem!
I nderuar Z. Kryetar
Të nderuar kolegë,
Ne fillim të fjalës time mbi temën e ditës, dua të sjell para jush mesazhin që një i ri më ka nisur në lidhje me temën që po trajtojmë sot, sepse për mua kjo ka rëndësi.
Ndër të tjera, ai shkruan:
Jam një djalë 20 vjeç edhe shikoj qe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka zënë dy tema njëra reforma zgjedhore e tjetra në drejtësi. A të jenë këto problemet e Shqiptarëve sidomos të rinjve shqiptarë?
Unë si i ri mendoj se ne të rinjtë duhet të kemi mbështetje nga qeveria dhe politika gjithëpërfshirëse.
Si një djalë i ri mendoj se shteti ynë ka nevojë për politika sociale për të rinjtë edhe për familjet në nevojë, ndaj po bëj disa pyetje që adresojnë problemet e të rinjve edhe atë çfarë duam dhe shqetëson ne sot :
Reforma zgjedhore a e ndihmon familjen time ne përballimin e jetës ?
Reforma zgjedhore a ndihmon familjen time në uljen e kostos së jetës dhe rritjen e pensionit?
Reforma zgjedhore a më jep të drejtën për shëndetësi të sigurt?
Reforma zgjedhore përmban ndonjë pikë për zgjidhjen e papunësisë?
Reforma zgjedhore a më krijon një mjedis të sigurt social dhe publik ?
A krijon kushte të barabarta për të gjithë të rinjtë ?
Reforma zgjedhore a ju mundëson të rinjve nxitje për vendimmarrje demokratike?
çfarë politikash përmban për strehimin e shokëve të mi të cilët janë të pastrehë?
Reforma zgjedhore a përmban ndonjë pikë ku tregon politikat që nxisin punësimin e të rinjve dhe i japin mundësinë për një jetë më të mirë?
A i jep përgjigje ajo motos “Kërkojmë të rinj me eksperiencë”, po se ku e merr rinia këtë eksperiencë nuk na intereson?
Të gjithë këto pyetje zgjidhen nëpërmjet politikave edhe ligjeve edhe asnjërën nuk e zgjidh reforma zgjedhore, nëse kjo reformë do të jetë një kopje e shëmtuar e këtij sistemi që kemi sot, që qeveria vjen në pushtet nga paratë e drogës, krimi e droga e kombinuar në mënyrën me mafioze!
E si mund ti zgjidhi kjo qeveri e kriminalizuar problemet tona?
E pra të nderuar kolegë, shembulli i shëmtuar i politikës së papërgjegjshme që u është ofruar njerëzve ndër vite, i ka bërë të humbasin tërësisht besimin se vota e tyre për secilin prej nesh në këtë sallë do të përmirësojë jetën e tyre.
Ndër të tjera ata nuk kanë faj sepse kanë një kryeministër që mbështet një program qeverisës zero për rininë, e që i shikon njerëzit si zero. Ose si llum, siç ka qejf ai të etiketojë shqiptarët që jetojnë një realitet të largët me luksin e oligarkët që ai është mësuar të rrethohet.
Ndaj dhe fjala ime sot në lidhje me reformën zgjedhore u drejtohet qytetareve.
Të nderuar qytetarë,
Ju drejtohem ju sepse Reforma Zgjedhore, është një temë ku pak rëndësi duhet të kenë dëshirat e pushtetarëve apo politikës, e rëndësi të veçantë duhet ti japim interesit qytetar e bërjes sa më të lehtë respektit e vullnetit të tyre.
Zgjedhjet, vota e lirë dhe sistemi zgjedhor në tërësi janë e drejta juaj.
Ju populli, jeni të vetmit që keni të drejtën nëpërmjet një votimi të lirë të shprehni vullnetin e ti besoni drejtimin e vendit e të familjes suaj, atij që ka platformën politike që adreson shqetësimet tuaja.
Qytetarët kërkojnë punësim, kërkojnë mirëqenie, një ekonomi më të mirë, siguri për jetën, arsim më të mirë për fëmijët, shëndetësi bashhkëkohore që të mos vdesin rrugëve nga mungesa e ilaçeve, e për këtë Kushtetuta i garanton te drejtën e votës.
Si e re që jam, më intereson që vota ime dhe e të rinjve të tjerë të mos jetë e intimiduar nga krimi i organizuar.
Ndaj, përpara diskursit mbi reformën zgjedhore që duam të realizojmë, duhet medoemos të themi dy fjalë për realitetin e zgjedhjeve, siç është aktualisht.
Ne zhvilluam një proces zgjedhor në 25 qershor, rezultati i të cilit, vetëm vullnetin e popullit nuk përfaqësonte.
E thënë kjo dhe shkoqur në rreshtat e raportit të OSBE Ohdirit, sot jetojmë në një Shqipëri ku drejtuesit e vendit, qeverisë së vendit ja ka dhënë karrigen krimi, i cili aktivisht i angazhuar në zgjedhje me paranë e pistë dhe mes kërcënimit të dhunës, doli e mblodhi vota për Rilindjen.
Pra e drejta për të drejtuar Edi Ramës nuk iu dha nga sovrani, por iu dha nga policia e krimit që doli mblodhi vota për të pas thirrjes publike të tij, nga bandit që falë marrëveshjes nën tavolinë për kultivim e transportim të qetë të lëndëve narkotike kërkonin të ruanin status quo-në e biznesit të tyre me Rilindjen.
Dhe në këtë aspekt, premtime të tilla si shëndetësi falas, 300.000 vende pune, apo dhe slogani i famshëm Shtet Punë Mirëqenie, nuk kanë asnjë rëndësi. E dini pse?
A kemi sot shëndetësi falas? Jo
A kemi sot 300.000 vende pune? Jo
A kemi sot Policinë që na jep japi siguri? As këtë se kemi. E dini pse?
Sepse jo më larg sesa pardje në qytetin e Fierit, kur një vajzë dhunohej barbarisht, policia nuk bëri asgjë, madje e inkurajoji dhunën ndaj vajzës. Lëre më të pretendojmë se këto struktura do luftojnë krimin e organizuar.
Situata ekonomike e shoqërore që jetojnë shqiptarët sot është si mos më keq, aq sa edhe 50% e tyre duan të largohen nga vendi, sepse pikërisht kush ka marrë drejtimin e qeverisë nuk mendon për hallet e shqetësimet e tyre, por si ti kthejë nderin atyre që e kanë ndihmuar në bashkëautorësinë e vjedhjes së vullnetit të sovranit.
Më ka ngel në mendje, si kryeministri përbuz një të ri të talentuar që punon në administratë!
Po ju z. Kryeministër, në mungesë piktor mbi të gjitha, pse i çnderoni këta njerëz që e duan dhe e vlerësojnë artin?
E di përgjigjen, sepse nuk doni asgjë, përveç parasë, pushtetit, dhe diktaturës!
Duke përçmuar një artist, apo çdo qytetar shqiptar, s’keni bërë gjë tjetër përveçse keni përçmuar veten dhe Shqipërinë tonë!
(S.SH/Shuplaka)
E për këtë arsye, reforma zgjedhore është tejmase shumë e nevojshme. Por nëse kjo për të cilën po flasim sot, do të jetë një kopje e shëmtuar e reformës së famshme të vitit 2008 që na ka sjellë këtu në këtë situatë të degraduar, me kriminelë në parlament, me kriminelë në qeveri, me kriminelë në ekonomi, e me shqiptarë gjithmonë e me shumë më të varfër, më të papunë, më të pashpresë, atëherë nuk ka shpresë për shqiptarët për një jetë më të mirë.
Unë do doja të nënvizoja nevojën që Reforma Zgjedhore të realizohet sa më shpejt dhe që kryesorja të jetë transparente, të jetë konsensuale nga të gjitha palët e mbi të gjitha, të zgjidhi njëherë e përgjithmonë ndikimin e bandave, të të fortëve e të krimit në rezultatin zgjedhor.
Nëse nuk zgjidhim çështjen e kriminalizimit të votës, nuk kemi zgjidhur asgjë.
Duke e mbyllur fjalën time sepse koha kaq na mjafton unë do të them që është pikërisht kjo reformë e cila nëse lufton këtë tragjedi në vendin tonë do ta ndihmojë vendin të eci përpara dhe të mos ketë qeveri me kryeministra që tallin, përbuzin dhe nuk e duan vendin e tyre.
Kjo reformë është e nevojshme, sepse duhet të adresojë të gjithë nevojat e qytetarëve për një jetë më të mirë. Do e ndihmojë parlamentin të çlirohet nga kriminelët, do e ndihmojë vendin të hyjë në rrugën e duhur atë të drejtimit sipas një drejtimit sipas interesave të qytetarëve.