09:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Floida Kërpaçi VS Barbara Doda, DEBAT mes të rejave të LSI-së dhe PD-së

23:55 | 30/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Floida Kërpaçi VS Barbara Doda, DEBAT mes të rejave të LSI-së dhe PD-së

Dy kandidatet e reja në moshë, Floida Kërpaçi e LSI-së dhe Barbara Doda e PD-së, kanë debatuar ashpër në puntatën e sotme të emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Pasi shpalosën secila programet e veta, ata hynë në një debat shumë serioz lidhur me programet e partive politike, premtimet e mbajtura dhe pambajtura dhe deri tek debati i madh për Reformën në Arsim.

Ndërsa Kërpaçi po fliste për programin e LSI-së, Doda është shprehur mjaft e pakënaqur duke thënë se LSI është bashkëfajtore në krim përgjatë 8 viteve.

DEBATI:

Kërpaçi: LSI është shumë e thjeshtë dhe e sheh realitetin me sytë e të vërtetës

Fevziu: Pse të tjerët nuk e shohin me sytë e të vërtetës?

Kërpaçi: Jo gjithmonë. Për këtë arsye kemi punuar për një program konkret dhe jo një togfjalësh, jot re rreshta, por një program i punuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas

Doda: A e zbatuat 8 vite që ishit në pushtet?

Fevziu: Kjo është pyetja thelbësore se programet bëhen

Kërpaçi: LSI është partia e fjalës së mbajtur, që jep premtime që mund ti mbajë ato

Doda: është partia që sa herë vijnë zgjedhjet thotë më fal për gabimet

Kërpaçi: Dhe plani ynë për punësimin është plani që do hapi 100 mijë vendeve të reja të puëns, që janë vende në sektorin e bujqësisë, turizmit, infrastrukturës, sektorin e shërbimeve

Fevziu: Me kë e keni konkurrencën në këto zgjedhje

Kërpaçi: Ne e kemi konkurrencën dhe këtë marrëdhënie vetëm me qytetarët

Fevziu: Si keni në llogari partitë e tjera?

Flogerta Beshiraj (kandidate e LIBRA): Në këto 100 mijë vende pune, do jenë të fokusuara të rinjtë që janë pjesë e elektoratit tuaj apo të rinjtë që kanë kontribuar

Kërpaçi: ta mbaroj pastaj ma ribëni pyetjen. LSI do dali forcë e parë sepse është shumë serioze, sepse të gjitha hallet i ka punuar në një program real, konkret dhe jo fjalë boshe.

Doda: Sidomos LSI e ka zakon që sa herë vijnë zgjedhjet thotë “po jo se ne donim por nuk e bëmë dot’, po në fakt keni qenë bashkëpunëtore në krim përgjatë këtyre 8 viteve, sidomos 4 viteve të fundit

Kërpaçi: Nuk e di kur i keni parë ju qëndrimet e LSI, sepse kanë qenë gjithmonë konkrete edhe për Reformën në Arsim

Doda: A nuk ishit ju ato që e votuat

Kërpaçi: Kemi ndërmarrë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë për të dëgjuar të gjitha shqetësimet e maturantëve dhe morëm një paketë vlerësimesh që ia kemi dorëzuar ministrisë së Arsimit

Doda: Po por ju ishit që e votuat dhe përveç kësaj, zëvendës ministrja e Arsimit ka 8 vite që është e LSI-së

Kërpaçi: Ne e votuam sepse sistemi arsimor kishte nevojë për ndryshim , por nga Edi Rama na u premtua që do kalonin të gjitha të aktet nënligjore, pavarësisht se nuk kaluan (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Barbara Dodafloida kerpaci
Pas

“Furtuna” ndaj Arben Imamit pas deklaratës “Basha ka futur gra që kanë pjellë nga 3-4 herë”, reagimet më të forta ndaj tij

Para

Mungon në eventin e rëndësishëm për Amin, Linda Rama ka një mesazh për të

Para
Mungon në eventin e rëndësishëm për Amin, Linda Rama ka një mesazh për të

Mungon në eventin e rëndësishëm për Amin, Linda Rama ka një mesazh për të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.