Dëbora ka nisur për pak minuta edhe në Tiranë. Flokët e para të dëborës kanë vizituar dhe kryeqytetin e Shqipërisë, por vetëm për pak minuta. Qytetarët nuk kanë nguruar që të shprehin gëzim për momentin kur dëbora filloi përmes statuseve të tyre në “Facebook”.
Ndërkohë që dëbora ka zbardhur malet në veri dhe jug të vendit, ku ka sjellur dhe probleme të shumta si ngrirja e ujit, ngricat, aksidentet e të tjera.