Kantautori dhe këngëtari Kujtim Prodani i ka kushtuar një këngë prekëse nënës së tij të ndjerë, Anita Take që nuk jeton më.
I ftuar në “Zonë e lirë” për të folur për këngën që i ka kushtuar vetëm dy muaj pasi ajo ndërroi jetë, ai është shprehur se nuk mund ta përmendë vdekjen e Anitës pasi për të është si një fobi. Gjithashtu ai ka rrëfyer se pengu më i madh është fakti se ajo dëshironte të bëhej gjyshe dhe për këtë arsye iku me një brengë.
“Kam bërë një këngë dedikuar asaj, edhe pse këtë këngë nuk doja ta kompozoja kurrë, por jeta paska disa rregulla.”, është shprehur Kujtim Prodani. (XH.A/SHUPLAKA)