Transferimi i Cristiano Ronaldos tek skuadra e Juvetusit, duket se është vështirësuar.
Trajneri i Real Madridit Florentino Pérez ka ndryshuar mendim, duke kërkuar tashmë 150 milionë euro për të nëshkruar ‘lirinë’ e lojtarit, shkruan gazeta e Torinos “La Stampa”.
Ky ndryshmim në moment të fundit nga trajneri i ‘galaktikëve’, vështirëson planet e Juventusit për blerjen e portugezit.
Arsyet për këtë ndryshim në çmim, sipas mediave të lartpërmendura, nuk janë tjetër veçse “pakënaqësia” e presidentit për mënyrën se si largohet ylli i tij.
Perez kishte deklaruar se do ta linte të lirë Ronaldon, por ai duhet të bënte publike arsyet se pse po largohet.
(E.V/Faxweb.al)