Ai është një nga aktorët më të dashur të ekranit. Florjan Binaj ishte i ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ku rrëfeu suksesin e tij edhe në këtë sezon të ‘Portokalli’ teksa nuk u mendua gjatë teksa moderatori e pyeti për largimin e tij nga show i humorit.
Herë pas herë mediat online kanë shkruajtur për një largim të mundshëm, ndërsa ai konfirmon zërat.
‘Asgjë s’është e perjëtshme. Mund të vij një periudhe që mund të jëtë edhe fundi i ‘Portokallisë’. Do jemi ata që kemi thyer gjithmonë rekorde’, u shpreh aktori.
Nëse në fillim te intervistës Flori u përpoq të përgjithësoj përgjigjen e tij, Ermali e pyet rreth diskutimeve për programin e ri të humorit nga Bes Kallaku. A ka marrë ai një ofertë? Do të largohet për këtë projekt të ri?
‘Nuk ka asgjë konkrete për momentin. Janë thjesht thashetheme, për momentin. Mendoj se gjithmonë ka qenë dera e hapur për projekte të reja, kudo qofshin’, u shpreh më tej Binaj në intervistë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post