Floriana Garo: Mijëra shqiptarë të izoluar në të ftohtë, pa energji dhe pa ngrohje luftojnë me bllokadën dhe i ‘çjerrin’ maskën qeverisë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, me anë të një deklarate nga selia blu tha se mijëra shqiptarë janë izoluar në të ftohtë, pa energji dhe pa ngrohje gjatë ditëve të fundit.

Garo shprehet se qeveria mendon vetëm për propagandën dhe se tenderat e rrugëve bëhen për miq të qeveritarëve.

Sipas Garos, qeverisje aktuale nuk mendon për qytetarët, t’ua bëjë jetën atyre më të mirë. Ajo shton se ky do të jetë dimri i fundit i kësaj qeverie. Ndërsa akuzon zv/kryeministren Belinda Balluku se del dhe bën show.

Deklarata

Mijëra familje shqiptare i kanë kaluar dy netët e fundit pa energji elektrike dhe pa ngrohje, dhe me disa akse rrugore kyçe nacionale të bllokuara. Pjesa më e madhe e zonave rurale në qarkun e Dibrës është ende e bllokuar, duke ndërprerë komunikimin e fshatrave me qytetin dhe pjesët e tjerat të vendit, duke cuar edhe në mbylljen e shumicës së shkollave.

Lura, Selishta, Kalaja-Dodës, Sllova, Trebishti dhe Ostreni janë të bllokuar, dhe Qafa e Murrizit në rrugën e Arbrit, të përuruar disa herë nga Rama, është hapur vetëm sot pas dy ditësh bllokim.

Shumë fshatra në Kukës janë të bllokuara nga bora dhe pa energji elektrike: Zapodi, Kalisi, Çaja, Arreni, Surroj dhe Vilë janë të bllokuara, ndërsa fshati Tërshenë, përvec bllokimit është edhe pa energji elektrike.

Të dashur qytetarë,

Këto janë informacione që vijnë nga terreni, aty ku shqiptarët e izoluar luftojnë me bllokadën dhe shpërfilljen e qeverisë, dhe përgënjeshtrojnë deklaratat publicitare të Ballukut dhe vartësve të saj.

Shqipëria gjatë tri ditëve të fundit, në një pjesë të mirë të territorit, në zonat malore por edhe të Ultësirës, ka kolapsuar përballë një moti që, edhe pse nuk është i zakonshëm, nuk mund të krahasohet me stuhitë që ndeshin vendet e tjera.

Ky kolaps ka vetëm një shkak.

Fondet dhe tenderat për mirëmbajtjen dhe sigurinë, ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës së Shqipërisë, u shkojnë miqve të pushtetit ose përfundojnë në xhepat e ministrave dhe drejtorëve.

Qeveria Rama mendon për fasadën, atë që duket dhe jo infrastrukturën jetike, që i mban qytetarët e sigurt, me drita dhe ngrohje nëpër shtëpi dhe me akses dhe liri lëvizjeje. Mjaftojnë disa centimetra borë dhe pak milimetra shi, nga Kukësi deri në Vlorë, që fasadës së Ramës t’i dalë boja.

Probleme të shumta kanë hasur edhe shkollat, me 77 të tilla në të gjithë vendin, të mbyllura për arsye se nuk kanë ngrohje apo janë të bllokura nga reshjet.

Mungesa e ngrohjes e bën uljen e cmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria, pasi e kishte ngritur me 10, një promo për fushatë elektorale, por pa asnjë vlerë.

Premtimet e Ramës dhe Ballukut, të pa plotësuar në 12 vjet, nuk mund të besohen sot. Fëmijët, të moshuarit, të sëmurët në të gjithë Shqipërinë, e kanë mësuar këtë fakt të hidhur këto 3 ditë dimri.

Ky do të jetë dimri i fundit në pushtet i qeverisë më të keqe që ka patur Shqipëria që nga Mehmet Shehu dhe stuhitë e 1985-ës.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit