18:54 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fluks hyrje dhe daljesh nga Shqipëria, publikohen SHIFRAT zyrtare

14:23 | 31/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Greqia bllokon nesër për 9 orë kufirin me Shqipërinë

Një nga momentet më kulmore të çdo fundviti është dhe fakti i kthimit të emigrantëve në vend. Edhe këtë herë është vënë re një fluks i madh hyrjesh dhe daljesh.

Policia e Shtetit bën publike shifrat, sa shqiparë dhe automjete kanë hyrë në vend që nga data 24 dhjetor.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin jep të dhënat.

Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në kuadër të festave të fundvitit janë angazhuar maksimalisht për të përballuar fluksin e hyrje -daljeve , duke marrë një sërë masash shtesë.

Në këtë kuadër janë marrë masa në burime njerëzore ashtu edhe në insfrastrukturë, ku janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim , krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata , si dhe për tu ofruar një shërbim cilësor , të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasëve shqiptarë e të huaj që qarkullojnë nëpëmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

Është marrë kontakt dhe është dakortësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajshme, duke eleminuar radhët e gjata.

Prej datës 24.12.2017 deri më datën 31.12.2017 nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka patur fluks të shtuar në hyrje dhe lëvizje normale në dalje konkretisht:

Kanë hyrë 241 546 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete.

Kanë dalë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Gjithashtu, po gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në vendin tonë edhe 23 981 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Deparatamenti për Kufirin dhe Migracionin ka marrë një sërë masash edhe në drejtim të performancës së punonjësve të Policisë Kufitare, me qëllim që punonjësit e Policisë tju shërbejnë me kulturë dhe në kohë reale qytetarëve që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur dhe afishuar numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90 për të denoncuar çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të policisë.

Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimatrie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Po bashkëpunohet dhe po shkëmbehet informacion në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga flkuksi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme si rezultat i bashkëpunimit mjaft efikas të Policisë Kufitare me Policinë Italiane është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë.

Policia Kufitare duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2018, mirësi e begati në familjet tuaja, siguron se shërbimi i Policisë Kufitare do jetë akoma më cilësor gjatë vitit që presim.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: flukshyrje dalje
Pas

Edi Rama s’e merr pushim as sot, ku shfaqet në TV

Para

Po mjaft o mjat hëngrët!

Para
Hapje totale me Kosovën, cili është propozimi i akademikut Fuga

Po mjaft o mjat hëngrët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.