Mbi 6 mijë persona kanë hyrë sot në vendin tonë përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.
E diela e fundit e vitit ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjeje në doganën e Kakavijës. Gjatë 24 orëve të fundit, 6271 persona dhe 2001 automjete kanë kaluar nga Greqia në Shqipëri, kryesisht emigrantë që kthehen për të festuar fundvitin me familjet e tyre.
Po ashtu, ka pasur një lëvizje të konsiderueshme edhe në drejtim të shtetit grek, me 3228 persona dhe 1018 automjete që kanë kaluar në anën tjetër të kufirit.
Deri tani, në sportelet e kontrollit të dokumenteve në të dyja anët e kufirit nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje. Gjatë periudhës së festave, në doganën e Kakavijës kanë kaluar rreth 90 mijë persona në kufirin me Greqinë.