Gjatë 12 orëve të fundit në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit kanë hyrë 11 mijë shtetas. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai ka publikuar një video ku vërehet fluksi i madh i njerëzve.
Policia Kufitare punon me 9 sportele në hyrje.
“Live: Po ndodh tani në Rinas.
Fluks i madh në hyrje për Shqipëri.
Mijëra turistë e vizitorë nga vende të ndryshme të botës, mijëra bashkëkombas që jetojnë e punojnë në BE.
Policia Kufitare me 9 sportele në hyrje.
Shërbim cilësor i kulturuar nga punonjësit e Policisë Kufitare Rinas.
Gjatë 12 orëve të fundit mbi 11 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Ëelcome in Albania!
State Police – To serve, to protect”- shkruan Zëdhënësi i Policisë së Shtetit. (B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/genti.mullai.5/videos/1636997402985736/
Discussion about this post