04:32 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fluks njerëzish në pikat kufitare, Policia: Në 16 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 25 mijë shtetas dhe 5 mijë automjete

17:07 | 29/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fluks njerëzish në pikat kufitare, Policia: Në 16 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 25 mijë shtetas dhe 5 mijë automjete

Gjatë 16 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 25 mijë shtetas si dhe rreth 5 mijë automjete, ndërsa në të gjitha pikat e kalimit funksionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje. Këto të dhëna janë bërë publike nga policia kufitare.

Mësohet se fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare të Morinës, prej nga hyjnë edhe shumë shtetas nga Kosova që kalojnë pushimet në Shqipëri.

DETAJET E POLICISË
Departamenti Për Kufirin dhe Migracionin. Policia Kufitare në të gjithë vendin vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Masat kanë konsistuar në drejtim të shtimit të sporteleve, në infrastrukturë, në burime njerëzore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata, ofrimin e lehtësirave ligjore si dhe një shërbim të kulturuar për të gjithë shtetasit, vizitorë, turistë, emigrantë, udhëtarë që përdorin këto pika kalimi për të hyrë apo për të dalë nga Shqipëria. Gjatë 16 orëve të fundit, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 25 mijë shtetas si dhe rreth 5 mijë automjete. Në të gjitha pikat e kalimit funkionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje. Fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare Morinë.

Në kuadër të masave që Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka marrë gjatë ditëve të fundit për garantimin e sigurisë në plazhe si edhe për parandalimin dhe goditjen e përdorimit të mjeteve lundruese për trafikimin e lëndëve narkotike, policia ka bërë të mundur ndalimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese të cilat qarkullonin në hapsirat ujore të palejueshme dhe pa lejen e Policisë Kufitare. Nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, vazhdon puna për kontrollin e zbatimit të detyrimeve të pushtetit vendor për vendosjen e kufizimeve në plazhet në zonën e Borshit – Lukovës në bazë të detyrimeve të vendimit nr.321 të VKM. Masa janë marrë edhe për forcimin e shërbimit në kufirin e gjelbër, rritjen e kontrollit në pikat e kalimit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh i lëvizjeve. Deri tani në të gjitha PKK, Stacionet e Policisë Kufitare,shërbimet e brezit të gjelbërt, detare e liqenore nuk janë shënuar probleme gjatë hyrje – daljes së shtetasve shqiptarë e të huaj apo shkelje të rregullave të shërbimit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: doganaemigranteflukspolicia kufitare
Pas

“I bie legenit me Facebook e me dëgjesa”, ironia e thellë e Vasilit për Ramën

Para

“Kroatët e arrestuan kur po vinte për varrimin e babait”, vëllai i Ismail Morinës apel Ramës: Na ndihmoni mos ta ekstradojnë

Para
“Kroatët e arrestuan kur po vinte për varrimin e babait”, vëllai i Ismail Morinës apel Ramës: Na ndihmoni mos ta ekstradojnë

“Kroatët e arrestuan kur po vinte për varrimin e babait”, vëllai i Ismail Morinës apel Ramës: Na ndihmoni mos ta ekstradojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.