Dhjetëra persona presin në radhë në dyert e mjekëve në Dispancerinë e Sëmundjeve të Mushkërive “Hektor Çoçoli” që ndodhet në Unazën e Tiranës.
Kryesisht janë moshat e mëdha që presin në dyert e zyrave të mjekëve, ndërsa mbajnë në duar numrin që iu ka përcaktuar radha për vizitë.
Ka pacientë dhe qytetarë të cilët shprehen se kanë qëndruar edhe deri në 90 minuta në pritje. Pavarësisht se janë mosha e madhe, me orë të tëra qëndrojnë në korridore ndërsa fluksi i madh thyen rregullat e pandemisë.
Jashtë kamerave të “Fax News”, radhët e gjata mjekët thonë se ka ardhur si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve.