32 refugjatë të paligjshëm sirianë dhe palestinezë janë ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se refugjatët janë mbajtur për dy ditë në pikën e postës në Kapshticë pasi drejtoria e kufirit nuk perballonte marrjen e deklarimeve të tyre pasi janë kapur shumë përgjatë muajve të fundit.
Refugjatët janë të gjithë të gjinisë mashkullore dhe janë nisur me autobus drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë. (B.H/Faxweb)