Duke nisur që nga kjo fundjave tragetet e linjave me shtetin fqinj, Italinë do të jenë dopio corse, me qëllim përballimin e fluksit të kthimit të emigranteve për festa në vendin tonë, por edhe anasjelltas.
“Fax News” raporton se në pikën kufitare janë dyfishuar sportelet për pasagjerët dhe për mjetet, me qellim shmangien e radhëve. Mësohet se tani në dispozicon janë 8 sportele për njëerzit dhe 6 për mjetet.
Po kështu vetëm ditën e sotme nga pika kufitare e portit të Durresit kanë hyrë 3798 persona me 1761 mjete. Ndërsa kanë udhëtuar në drejtim të Italise 2697 persona me 987 mjete. (J.V/Faxweb)