Në takimin që po mbahet nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, me praninë dhe të kryedemokratit Basha, ka qenë e pranishme dhe shkrimtarja Flutura Açka. Ajo deklaroi se sot askush nuk i përfill artistët, ndërsa tha se Ministria e Kulturës nuk ka drejtori për librin dhe për bibliotekën.
“Askush nuk i përfill sot artistët. Pa menduar për librin që është vaj medet. Çmimi i librit është rrritur me 26%. Një popull ku 1 milion nuk kanë lexuar dot, se nuk e blejnë dot. Besoj do të jetë në vemendjen tuaj që për librin të mos lihet. Mendoje se se çfarë katastrofe ndodh me librin. Në miistrinë e Kulturës nuk ka drejtori libri dhe biblioteke.
Është paralizuar qendra kombëtare e librit. Kjo mund të bëhet enkas për të fshirë të shkuarën. Në vitin e Skënderbeut është djegur dhe përmbytur bliblioteka kombëtare. Kjo bëhet ndoshta për të fshirë çfarë është bërë këto 30 vjet ose është bërë nga padija. Unë dua nga ana juaj vëmendje. Ka shumë probleme”, tha shkrimtarja.
Ndërkohë që pedagogu Mark Marku kërkoi llogari nëse PD ka një projekt të sajin lidhur me atë që do të ndodhë me Teatrin.
(E.K/FAXWEB.AL)