Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare kineasti dhe poeti i njohur Petrit Ruka, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në zemër. Përmes një postimi në facebook, vëllai i tij profesori Ethem Ruka ka prekur me fjalët për humbjen e njeriut të dashur.
“LAMTUMIRE PETRIT!
Lamtumire Petrit, vellai im i dashur! Fluturim sa me te qete drejte perjetsise! Qofsh i parajses vella qe na la keq shpejt”, shkruan ai dhe ndan një foto të vëllait që ndërroi jetë sot.
Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mirë në letërsinë shqiptare. Ai ka marrë titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Me ikjen e Rukës, letërsia humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.