16:21 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Fluturo si shqiponjat Kevin”, i jepet lamtumira e fundit të riut shqiptar në Itali, u përplas te vijat e bardha

08:21 | 05/06/2023
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fluturo si shqiponjat Kevin”, i jepet lamtumira e fundit të riut shqiptar në Itali, u përplas te vijat e bardha

“Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”. Nisi me këto fjalë pasditen e së shtunës në Duomo di Latisana, ceremonia funerale që i dha lamtumirën e fundit Kevin Muratajt, 19-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u përplas për vdekje orët e vona të së premtes, më 26 Maj, ndërkohë që kalonte në vijat e bardha.

Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket, ashtu sikurse dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind.

Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule. Mbi të ishte vendosur fotoja e Kevin, i qeshur ashtu siç të gjithë e kujtojnë.

E priti nëna e dëshpëruar e tij dhe familjarë të tjerë të pllakosur nga dhimbja. Sipas asaj që shkruan Messaggero, gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip, për të treguar afërsinë e komuniteti me këtë familje, me origjinë pikërisht nga Shqipëria, por që ishte transferuar shumë vite më parë në Itali, aty ku Kevin në fakt dhe kishte lindur.

Mes të pranishmëve ishin edhe shumë të rinj. Duke nisur nga shokët e shoqet e klasës të Institutit Plozner të Latisana. Në emër të tyre foli një prej mësuesve. “Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh ai mes të tjerash me zërin duke iu dridhur dhe fytyrën të mbuluar nga lotët.

Ndërsa kryebashkiku i Latisana, teksa shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që “do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme.

Dalja e arkivolit të Kevin nga Duomo, u përshëndet me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell së bashku me një duartrokitje të gjatë.

Pas

Thellohet hendeku/ Pagat po rriten shumë më shpejt se pensionet, çfarë ka ndodhur në 5 vitet e fundit

Para

Ukraina fillon kundërofensivën? Rusia njofton për sulme në 5 pika të frontit në Donetsk

Para
Ukraina fillon kundërofensivën? Rusia njofton për sulme në 5 pika të frontit në Donetsk

Ukraina fillon kundërofensivën? Rusia njofton për sulme në 5 pika të frontit në Donetsk

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Zia po vret njerëz, sulmet izraelite vrasin 35 palestinezë

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

Zjarret përfshijnë edhe Parkun Kombëtar të Lurës, në jug vijon ndërhyrja nga ajri

I dënuar për trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Itali/ Goditja e tre grupeve shqiptare dhe kapja e 1 ton drogë, policia shpjegon pse e kodoi aksionin ‘Djali’! Mijëra euro xhiro ditore, fitimet vinin në Shqipëri

Vrasja e Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Sanço-Juve, gjithçka po shkon drejt “po”. Zbulohen shifrat e marrëveshjes me “skonto” mes palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.