16:22 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fly Ernest ndërpret fluturimet duke filluar nga sot/ Ja si duhet të veprojnë pasagjerët që kanë prerë tashmë një biletë

10:19 | 11/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fly Ernest ndërpret fluturimet duke filluar nga sot/ Ja si duhet të veprojnë pasagjerët që kanë prerë tashmë një biletë

Duke filluar nga data 11 janar 2020, kompania Fly Ernet ndërpret fluturimet. Kjo është konfirmuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili përmes një deklarate bën të ditur se “më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qera”.

Sipas deklaratës, në orën 16:00, Ernest na informon me një tjetër korrespondencë, bashkë me autoritetin ukrainas, se i anullon të gjitha fluturimet nga nesër.

“Menjëherë AAC u lidh me drejtuesit e ENAC, të cilët informuan, se edhe ata si autoritet përgjegjës sapo ishin informuar për këtë vendim të Ernest dhe se kompania “i kish garantuar se do të bënte rimbursimet e biletave të shitura.

“Menjëherë, AAC është lidhur me drejtuesit e ENAC të cilët janë shprehur se se edhe ata si autoritet përgjegjës sapo ishin informuar për këtë vendim të Fly Ernest dhe se kompania “i ka garantuar se do të bënte rimbursimet e biletave të shitura.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar u rekomandon të gjithë pasagjerëve me bileta të prera me Fly Ernest, të konfirmojnë dhe kontaktojnë kompaninë, aeroportin, agjencinë për statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport. Gjithashtu, të gjithë pasagjerët duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë”, thuhet në deklaratën e AAC.

Pezullimi i licencës u lëshua nga ENAC në bazë të dispozitave të Rregullores (KE) nr. 1008 të vitit 2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Autoriteti italian i Aviacionit Civil njoftonte se nga ora 00:01 e datës 13 janar, e hënë, kompania Fly Ernest do të ndërpriste të gjitha operacionet ajrore.

Në këtë kuadër, autoriteti italian u kërkon udhëtarëve që posedojnë një biletë të lëshuar nga “Ernest”, të datës 13 janar 2020 e më tej, të mos shkojnë në aeroport dhe të kontaktojnë kompaninë ajrore për çdo informacion.

Përgjatë këtyre ditëve, Fly Ernest ka kryer disa fluturime me avionë me qera të shkurtër (ditore) nga kompani të tjera, duke pasur dhe probleme me shërbimin e klientit në telefon, email dhe aeroporte. Kjo sjellje jo korrekte e kompanisë ka bërë që shumë pasagjerë të humbasin fluturimet e tyre dhe të kenë vonesa me fluturime alternative.

Pas

Krimi horrorr në Mallakastër, gjykata jep vendimin për 3 të rinjtë që vranë Drita Saliajn, çfarë deklaroi para gjyqtarëve 26-vjeçari

Para

U frymëzua nga videoloja, 11-vjeçari vret mësuesen dhe plagos 6 të tjerë në shkollë

Para
U frymëzua nga videoloja, 11-vjeçari vret mësuesen dhe plagos 6 të tjerë në shkollë

U frymëzua nga videoloja, 11-vjeçari vret mësuesen dhe plagos 6 të tjerë në shkollë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ronaldo ‘Fenomeni’ shet të gjitha aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë të pastër me kodin ‘357’ në banesë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture!

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.