përmes zbatimit të veprimeve të favorshme për fillimin e operimit të tregut të energjisë elektrike një ditë përpara (day-ahead) për Kosovën në kontekst të Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike Shqipëri-Kosovë (ALPEX).
Për t’i mbrojtur konsumatorët e cenueshëm të energjisë, autoritetet kanë përgatitur një plan gjithëpërfshirës, me financim për këtë në buxhetin e vitit 2024.
Në fund, Di Bella ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka finalizuar punimet teknike të nevojshme për instalimin e filtrave në termocentralin Kosova B.
Për më tepër, plani buxhetor i KEK-ut për vitin 2024 përfshin një ndarje kontigjente prej 12.5 milionë euro si plotësim mbi financimin e BE-së për instalimin e filtrave të parë të tillë në bllokun B-2, i cili, pas përfundimit të punimeve, do të reduktonte ndjeshëm ndotjen në Prishtinë dhe zonat përreth.
“Dëshirojmë t’i falënderojmë autoritetet për diskutime të sinqerta dhe për mikpritjen e tyre të ngrohtë gjatë misionit. E mirëpresim vazhdimin e angazhimit tonë në mbështetje të Kosovës dhe popullit të saj”. Monitor