FMN ka publikuar dy raporte për Shqipërinë. Njëra ka të bëjë me ndërhyrjen në tregun valutor dhe zhvlerësimin e monedhave të huaja, ndërsa raporti tjetër ka të bëjë me bankat, se sa të mbrojtura janë përballë goditjeve.
Në raportin e parë, theksohet se Shqipëria ka përjetuar një forcim të qëndrueshëm të monedhës vendase. Sipas raportit, vlerësimi i lekut është kryesisht i mbështetur në faktorë themelorë ekonomikë, si përmirësimi i bilancit të pagesave dhe rritja e investimeve. Kjo do të thotë se politika e normës së interesit mbetet mjeti më i përshtatshëm për të menaxhuar ekonominë në kushtet aktuale.
Në raportin e dytë, theksohet se gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një transformim të ndjeshëm, i mbështetur nga performanca e fortë makroekonomike dhe reformat financiare të qëndrueshme. Megjithatë, disa dobësi vijojnë të ekzistojnë, përfshirë ato të identifikuara nga FMN në vlerësimin e vitit 2014 për sektorin financiar (FSAP).
Një analizë e re që përfshin testime mbi kapitalin dhe likuiditetin, bazuar në të dhëna mbikëqyrëse për banka të veçanta, tregon se sektori bankar është gjerësisht rezistent ndaj goditjeve nga kreditë me probleme dhe ndryshimet në normat e interesit.
Megjithatë, janë evidentuar rreziqe të rëndësishme në disa raste për shkak të ekspozimit të madh ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe borxhit sovran.