Një aksion i madh është duke u zhvilluar prej mbrëmjes së djeshme nga FNSH dhe Policia e Shtetit në Elbasan, në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë.
Burime bëjnë me dije se aksioni është shtrirë në Pajovë dhe Papër, ndërsa derimë tani janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar 10 persona.
Operacioni synon që të vërë në pranga bashkëpunëtorë të Ylber Ademit, i cili u arrestua pak ditë më parë nga ana e policisë, pasi iu sekuestruan 16 pistoleta dhe 4 kallëp e dyshuar lëndë plasëse si dhe telefona celulare.
Informacioni për Ademin është marrë nga policia që më 24 qershor 2019. Për të faktuar nga ana e policisë se ai po merrem me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar.
Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave të cilët mund të kishin porositur armët.
(E.K/Faxweb.al)