Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po zhvillojnë një aksion në qytetin e Durrësit për arrestimin e disa efektivëve të policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka proceduar disa efektive policie ne Durrës e Shijak. Burime thanë se ShKB në bashkepunim me Prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektivë, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim flet-arresti.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërkohë që FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Ndërkohë, në vijim pritet që SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.