12:13 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

FNSH kontrolle në Burrel, arrestohet një person dhe procedohen penalisht dy të tjerë (VIDEO)

16:27 | 07/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FNSH kontrolle në Burrel, arrestohet një person dhe procedohen penalisht dy të tjerë (VIDEO)

Ditën e sotme në qytetin e Burrelit, janë organizuar disa kontrolle nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Vendore.

Gjatë këtyre kontrolleve, është arrestuar një 29-vjeçar, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë.

I arrestuari Leonard Kolaveri, është kapur në flagrancë ndërsa qarkullonte me armë zjarri në qytet. Ndërsa personat e tjerë të cilët janë proceduar penalisht, njëri mbante në makinë një shkop bejzbolli, ndërsa tjetri në lokalin e tij mbante një krehër fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli.

DETAJET E POLICISË

Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike, si dhe nisur nga ngjarja e datës 06.09.2017, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, me mbështetjen e FNSh Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në akset rrugore dhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonard Kolaveri, 23 vjeç, banues në Burrel, pasi; Ky shtetas duke qarkulluar në qytet me motoçikletë mbante me vete armë zjarri Pistoletë pa leje. Vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në vijim të kontrolleve , gjatë kontrollit të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin K. Z, 29 vjeç, banues në Burrel, poshtë sediljes së pasme të automjetit është gjetur një shkop bejzbolli. Shtetasi K.Z, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, parashikiar nga neni 279 i Kodit Penal.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve, në një lokal në pronësi të shtetasit S.K, 32 vjeç, banues në Burrel, janë gjetur një krëher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli. Shtetasi S.K, nuk ishte në lokal në momentin e kontrollit por vetëm punonjësit e lokalit, dhe është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, parashikiar nga nenet 278 e 279 të Kodit Penal.

Kontrolle të ngjashme do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: burrel
Pas

Një ditë pas seancës konstituive PD dhe PS mbledh grupet parlamentare

Para

Zjarr masiv në Patos, rrezikohen banesat

Para
Zjarr masiv në Patos, rrezikohen banesat

Zjarr masiv në Patos, rrezikohen banesat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.