04:35 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Fokusi i hetimeve për vrasjen në Sukth ndryshon 180 gradë, dyshimet tek e shkuara e Dautajt

16:47 | 30/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Fokusi i hetimeve për vrasjen në Sukth ndryshon 180 gradë, dyshimet tek e shkuara e Dautajt

Foto ilustruese

 

Një pistat kryesore që Policia dhe Prokuroria kanë për vrasjen e dyfishte të Sukthit mësohet se është e shkuara kriminale e Juxhin Dautajt, raporton TV Klan.

Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra persona nga të cilët edhe nga Vlora, qyteti i lindjes së Dautajt. Në vitin  2012 në Vlorë Dauti vrau mikun e tij Fatjon Bani. 27-vjeçari ka qenë  person me precedentë në fushën e lëndëve narkotike në Itali dhe më pas në Shqipëri.

Sipas hetimeve të Prokurorisë viktima dhe autori kanë qenë fqinj në Vlorë dhe kanë patur marrëdhënie shoqërore.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ata kanë qëndruar sëbashku në Itali.

Dautaj i ka patur borxh Fatjon Banit për shkak se ky i fundit i kishte gjetur një sasi prej 200 gramë kokaine dhe ai nuk i kishte dhënë paratë. Kjo është konfirmuar nga dëshmitarë të cilët kanë patur njohje me të dy. Ky borxh i cili nuk u kthye asnjëherë, për Prokurorinë ishte motiv i krimit.

Në mars të vitit 2012 viktima dhe autori kanë qenë të dy në qytetin e Vlorës. Juxhin Dautaj sipas hetimeve e ka ftuar mikun e tij që të shkonte ta takonte afër repartit zjarrfikës të qytetit në lagjen Pavarësia. Në këto, sipas Prokurorisë ai e ka qëlluar me 3 plumba duke plagosur rëndë Banin, i cili humbi jetën në spitalin e Vlorës disa orë më vonë.

Në dosje është administruar dhe dëshmia e disa punonjësve të zjarrfikëses të cilët kanë komunikuar me të plagosurin. Ai u ka thënë se e kishte ngrënë në besë shoku  i tij duke përmendur emrin e Juxhin Dautajt.

Para 5-ditësh Dautaj dhe Dalipaj janë ekzekutuar në Sukth në makinën që po udhëtonin. Atentati u konsiderua mafioz dhe akoma nuk ka persona të lidhur direkt me vrasjen që janë kapur. Ndonëse hetimet fillimisht u duk sikur po fokusoheshin kryesisht tek Dalipaj për shkak të detyrës, tashmë Dautaj dhe e shkuara e tij mbetet pista më e fortë. (M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ervin dalipajJuxhin Dautaj
Pas

Braktisi median për PS-në, si e la Rama jashtë liste Pezën. Të ketë ndikuar hetimi mbi pasurinë? (DETAJET)

Para

Bamir Topi fut në garë Partinë por jo veten, çfarë e ka shtyrë drejt moskandidimit

Para
Bamir Topi fut në garë Partinë por jo veten, çfarë e ka shtyrë drejt moskandidimit

Bamir Topi fut në garë Partinë por jo veten, çfarë e ka shtyrë drejt moskandidimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.