Prej disa ditësh artistët e Teatrit Kombëtar kanë nisur betejën e tyre kundër vendimit arbitrar të qeverisë për të prishur godinën e këtij institucioni.
Po duket se thirrjet e tyre për reflektim kanë rënë në vesh të shurdhët, dhe me shpresë i janë drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu.
Ka qenë artisti i madh Robert Ndrenika ai që u shpreh pak ditë më parë: Jam shumë i dëshpëruar sepse duket sikur po i bie murit me kokë. Ai vend është i shenjtë, e gjithë kultura e kryeqytetit aty e ka nismën. Ambasadori i SHBA-ve kërkon peshqit e mëdhenj, peshqit e mëdhenj i ka përpara syve, por zë cironga. Aty ka 20 vjet që tenton të bëjë një grabitje të mbetur në tentativë dhe askush nuk thotë gjë, as prokuroria, as qeveria. Mesa duket Rama do ta bëjë këtë punë.
Të njëjtën apel sot ndaj tij përsërit dhe regjisori Kastriot Çipi rteksa i kujton se meqë ka folur për çdo temë të flasë dhe për aferën mafioze të Edi Ramës: Fol Donald Lu! Te ka sfiduar Robert Ndrenika! Merr me vete edhe zonjen Vlahutin dhe ejani në teater, nese doni te beni nje te mire para se te ikni nga ky vend. Na ke rrokanisur edhe per vajzen tende qe i pelqen shume ullinjte e Shqiperise. Vetem per aferen mafioze te Erdoganit shqiptar nuk ke thene asnje fjale!
Ambasadorit amerikan i kanë mbetur edhe pak ditë qëndrimi në Shqipëri, dhe duket se përveç dështimit me peshqit, artistët do ti lënë edhe një tjetër njollë, atë të mos reagimit për një çështje kaq sensitive të kulturës shqiptare.
Discussion about this post