Gjeneralja Manushaqe Shehu e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’ është shprehur se në Forcat e Armatosura ka nje numër të madh të grave kolonele dhe nënkolonele.
Ndër të tjera ajo tha se aktualisht janë katër kolonele të cilat janë kandidate për gjënerale.
Shehu ka treguar se cila ka qenë ëndrra e saj në lidhje me ushtrinë si dhe momentin si e ka pritur graden e gjenerales.
“Ne kemi një numër të madh grash kolonele dhe nënkolonele, major dhe gjithë gradat e tjera, por do te thoja se kemi 4 kolonele që janë kandidate për gjenerale. Secila nga ato plotesoj kriteret për të qenë nesër të futet në një testim sepse unë sot jam gjeneralja e parë dhe sinqerisht nuk ndjehem e kënaqur sepse do të doja të kishte shumë gjenerale të tjera.
Ama ua kam hapur rrugën shoqeve të mija dhe ëndrra ime nuk ka qenë që unë një ditë të bëhem gjenerale. Ëndrra ime ka qenë që unë një ditë të jem konkurente, kandidate për të qenë gjenerale dhe ato momente kanë qenë shumë emocionuese për mua kur më njoftuan.
Isha në një mision jashtë Tirane dhe më thanë që në këtë orë do të kesh intervistën. Nuk kisha rëndësi se çfarë pikësh do të merrja, rëndësi kishte që unë arrita deri këtu. Ishte mjaft e rëndësishmë për mua.
Kështu që ne kemi katër kandidate për tu bërë gjenerale që janë katër kolonele të nderuara është njëra më e mirë se tjetra sepse po arrite deri në këtë stad le të themi që je elit dhe je gjenerali i ardhshëm”,- tha Shehu.