Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka shkuar pas ndalimit të dy shtetasve grekë dhe shoqërimit të disa të tjerëve, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.
Pasi ka dalë nga Policia, Dule është ndalur para gazetarëve, mes të cilëve kishte edhe disa gazetarë grekë.
Përballë kërkesës së gazetarëve shqiptar për të folur në gjuhën shqipe, Dule ka zgjedhur t’i “shpërfillë” ata dhe të flasë në gjuhën greke.
Ai u shpreh në gjuhën greke se janë 12 persona të proceduar, të cilët do të qëndrojnë për 10 orë në komisariat.
Ndërsa duke u ndalur tek thirrjet antishqiptare, ai është shprehur se ata kanë qenë në të drejtën e tyre. Dule ka kërkuar më tej lirimin sa më shpejt të personave të arrestuar.
Më pas Vangjel Dule, është detyruar që të flasë edhe shqip para gazetarëve.
(B.B/ Faxweb.al)