Këpuca e dytë e Günther Messner, ish-alpinistit të njohur italian Reinhold, i cili vdiq gjatë një ekspedite në ‘Nanga Parbat’ më 1970, u gjet pas 52 vitesh. Një foto e këpucës u postua në Instagram nga vëllai, Reinhold Messner:
“Javën e kaluar, e dyta këpucë e vëllait tim Günther u gjet nga vendasit rrëzë akullnajës Diamir. Pas 52 vitesh, tragjedia e ‘Nanga Parbat’ mbetet e pashlyeshme përgjithmonë, ashtu si edhe vëllai im”.
Të dy ishin bashkë më 29 qershor 1970, kur një ortek përfshiu Günther. Mbetjet e vëllait më të vogël u gjetën vetëm në vitin 2005, në të njëjtën akullnajë Diamir, 4600 metra mbi nivelin e detit.
“Disa e quajtën vëllavrasje për para. Ky është një krim i vërtetë, – tha Reinhold Messner në atë kohë me keqardhje, pas kthimit të tij në Itali. – Zbulimi i mbetjeve dhe një këpuce tregojnë pa asnjë dyshim se Günther vdiq gjatë zbritjes dhe nuk u braktis nga unë gjatë ngjitjes.
Zbulimi i këpucës së dytë të vëllait tim Günther në anën e Diamirit të Nanga Parbatit është vetëm konfirmimi i asaj që kam thënë gjithmonë”. Reinhold Messner, i akuzuar në atë kohë nga disa alpinistë se kishte braktisur vëllanë e tij në lartësinë 8000 metra, shfryhet tashmë për Ansa.
Ai gjithmonë ka pohuar se Günther ishte pushtuar nga një ortek në anën e Diamirit: “Tani akullnaja ka kthyer edhe këpucën e dytë. Jam në paqe me veten time dhe me gjithë aferën, komplotistët do të jenë gjithmonë aty, por kjo nuk ka rëndësi”.