19:04 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Fondacioni i quajtur “Shoqëria e Hapur” vepron si një shoqëri e fshehtë, ndaj nuk pranojnë të shkojnë te Fevziu”

09:21 | 01/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
”Fondacioni i quajtur “Shoqëria e Hapur” vepron si një shoqëri e fshehtë, ndaj nuk pranojnë të shkojnë te Fevziu”

Ditën e djeshme në emisionin ‘’Opinion’’ tema e diskutimit ishte ndikimi i Sorosit në Shqipëri. Po përpara nisjes së këtij emisioni drejtuesi i tij Blendi Fevziu u shpreh se e kishte të vështirë që të gjendte të ftuarit.

Çështja ‘’Soros’’ është kthyer në një pikë me shumë ndikim në vendin tonë sidomos pas akuzave se ai po ndërhyn jo vetëm në politikën shqiptare po edhe në Reformën në Drejtësi.

Analisti Kastriot Myftaraj ka qenë një nga personat që për një kohë të gjatë është shprehur publikisht se njerëzit e Soros në Shqipëri po mundohen të fshihen.

Madje ai pak ditë më parë ka thënë se do të nisë një kallzim ndaj ‘’Fondacionit Shoqëria e Hapur’’.

SHKRIMI I MYFTARAJT: 

A po e ndiqni emisionin e Fevziut për Sorosin? 
Fevziu tha në fillim të emisionit të tij për veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri se nuk i ka shkuar në emision asnjë nga ata të cilët kanë drejtuar Fondacionin “Soros” në Shqipëri. Në fakt në studio sot nuk është asnjë kryetar bordi, asnjë drejtor ekzekutiv. Fevziu thotë se ai nuk e di përse ka ndodhur kështu. Në të vërtetë nuk është e vështirë të kuptosh arsyen përse ka ndodhur kështu. Fondacioni i quajtur “Shoqëria e Hapur” vepron si një shoqëri e fshehtë. 
Që Fondacioni “Soros” është një shoqëri e fshehtë, këtë na e thotë gazetari si me shaka edhe gazetari sorosian Sokol Balla, i cili ka pasur privilegjin që ta ketë Sorosin në studion e emisionit të tij “Top story” kur erdhi në Shqipëri, në 2005. Në librin e tij me titull “33”, ku botohet transkripti i intervistës së gjatë me Sorosin në emisionin “Top story”, Balla shkruan në hyrje të kësaj interviste:
“Kjo është intervista nr. 33 e këtij libri që mban titullin ‘33: Tranzicioni në intervistë’, 33 është numri perfekt. 33 është mosha e Krishtit, 33 është numri i një partie politike në fletën e votimit në 28 qershor 2009, 33 është numri i masonëve. Askush nuk do ta besojë, por vetëm në fund konstatova, se numri 33 i takon intervistës me George Soros. E them këtë gjysmë me humor, se, me siguri, kjo gjë me siguri do të ngjallë kureshti dhe kontroversialitet nga kritikët e këtij libri, sidomos ndonjë që mezi pret të gjejë teori konspirative për gjithçka”. (Sokol Balla: “33: Tranzicioni në intervistë”, Botim i UET 2010, f. 467)
Në emisionin e sotëm, sorosianët e pranishëm flasin si papagaj që recitojnë sipas manualit sorosian sloganin se cdo kritikë ndaj Sorosit është “teori konspirative”. Por asnjëherë nuk sorosianët nuk shpjegojnë se cfarë kuptojnë ata me termin “teori konspiracioni”.
Qartësisht, me “teori konspiracioni” sorosianët kuptojnë ato kritika të bazuara në argumente të pakundërshtueshme për ta.
Është interesante ajo që thotë Iris Luarasi, se Sorosi nuk i ka takuar anëtarët e bordit të fondacionit, kur sipas Statutit ai ka të drejtën ekskluzive për t’ i emëruar ata. Sepse fondacionet nuk janë shoqata demokratike, por shoqata moniste, ku themeluesi i fondacionit dikton gjithcka. Kjo do të thotë se Soros ka vepruar në Shqipëri duke ia deleguar kompetencat e tij në fondacion një njeriu të besuar të tij në Shqipëri, i cili ka qenë Edi Rama. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Fondacioni Shoqeria e Hapurkastriot myftaraj
Pas

Krimi i dyfishtë në Pogradec, çifti i ri u vra nga një i afërm i tyre (DETAJE)

Para

Tuna i shpreh dashurinë Patrisit, shikoni se çbën këngëtarja (FOTO)

Para
Tuna  i shpreh dashurinë Patrisit, shikoni se çbën këngëtarja (FOTO)

Tuna i shpreh dashurinë Patrisit, shikoni se çbën këngëtarja (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

Bisedë telefonike Scholz–Netanyahu: Gjermania kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin

Shtyhet sërish ndalimi i TikTok në SHBA, Trump firmos zgjatjen me 90 ditë

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.