15:26 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fondacioni “Konrad Adenauer”: Pse Partia Demokratike humbi zgjedhjet

11:24 | 07/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fondacioni “Konrad Adenauer”: Pse Partia Demokratike humbi zgjedhjet

Walter Gloss i Fondacionit “Konrad Adenauer” ka përgatitur një analizë për zgjedhjet në Shqipëri ku thotë se socialistët dolën nga këto zgjedhje si fitues të qartë, ndërsa rendit shkaqet se pse PD-ja i humbi. Sipas analizës edhe marrëveshja mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk u pa si sukses nga votuesit e PD-së. 

“Kurse PD, partneri i PPE, nuk ia doli që të paraqesë një alternativë të besueshme për përmirësimin e të këqijave në vend, qoftë edhe për shkak të humbjes së forcave gjatë 90 ditëve protestë në çadër. Gjithashtu, vështirë se e kuptoi dikush se çfarë programi dhe çfarë qasjesh qëndronin pas të ashtuquajturës “Republika e Re”, që u propagandua për muaj të tërë në çadër nga kryetari i PD-së”, shkruhet në analizë.

Sipas fondacionit, ndërsa PD bënte protestë në çadër për 3 muaj, PS-ja dhe LSI-ja punonin në terren për fushatën duke planifikuar gjithçka dhe duke mobilizuar votuesit e tyre.

”Publiku thjesht nuk besoi në një ndryshim politik. PD nuk ia doli që të përfaqësojë një alternativë të vërtetë ndaj Edi Ramës”, thuhet më tej në analizë.

4 qenë arsyet e dështimit dhe humbjes së zgjedhjeve. ”Protesta në çadër dhe bojkoti parlamentar. Strategjia e opozitës ekstra-parlamentare nuk bindi bazën e tyre elektorale apo votuesit e lëkundur se PD është një alternativë e përgjegjshme politike ndaj PS.”, qe e para.

”2. Mungesa e skuadrave përgjegjëse për organizimin dhe betejën elektorale. Në vend të kësaj, kryetari i PD Lulzim Basha u përfshi në mikro-menaxhimin e fushatës.

3. Mungesa e demokracisë së brendshme. Hartimi i listave vetëm nga kryetari i PD, shkaktoi shumë trazira dhe grindje brenda partisë. Në publik nuk u kuptua se përse shumë politikanë të njohur të PD-së, si Topalli, Bregu apo Patozi, mungonin në lista. Për më tepër, në listë mungonte edhe kryetari i angazhuar i organizatës rinore dhe shumë drejtues të organizatave lokale të partisë. Po kështu, as forumet e rëndësishme të partisë nuk u përfshinë në vendimet e kryetarit.

4. Mungesa e komunikimit të programit politik dhe financiar.Programi u hartua në bashkëpunim me këshilltarë politikë gjermanë, si një alternativë e qartë rregullatore ndaj politikës aktuale qeverisëse. Por ai u paraqit shumë vonë në publik dhe nuk u shpjegua në mënyrë të mjaftueshme.”, renditen 3 të tjerat. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: fondacionikonrad adenauerlulzim bashapse pd humbi zgjedhjet
Pas

Dy persona me maska dhe armë grabisin një resort në Durrës

Para

Kryetarët e fshatrave në Korçë kundër strategjisë antikanabis: Paguhemi 4 mijë lekë të reja, nuk mbajmë përgjegjësi penale 

Para
Dy raste droge në Vlorë, 19.7 kilogramë kanabis dhe 3515 bimë narkotike, arrestohet një person

Kryetarët e fshatrave në Korçë kundër strategjisë antikanabis: Paguhemi 4 mijë lekë të reja, nuk mbajmë përgjegjësi penale 

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Qesarakë/Denoncim për presion ndaj votuesve,brenda qendrës së votimit 1615

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Librazhd/U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, agjentë të BKH dhe oficerë të Policisë zbarkojnë në Fier, vëzhgojnë zonat e “nxehta” të Qarkut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.